FOR A SAFE JOURNALISM IN KOSOVO – CYBER SECURITY RISKS!

1 of
Published on Video
Go to video
Download PDF version
Download PDF version
Embed video
Share video
Ask about this video

Page 1 (0s)

FOR A SAFE JOURNALISM IN KOSOVO – CYBER SECURITY RISKS!.

Page 2 (11s)

Siguria e Resurseve Digjitale Të Gazetarëve ! Gazetarëve dhe pronarëve të mediave u kërkohet urgjentisht të mbrojnë komunikimet dhe informacionin e tyre nga kërcënimet në rritje që u vijnë nga bota virtuale . Megjithatë , disa studime tregojnë se shumica e gazetareve dhe pronarëve të mediave , pavarësisht se besojnë se rreziku është real, ata përsëri nuk ndërmarrin mbrojtje të nevojshme ! Në vijim do të gjeni disa këshilla sigurie që duhet të implementoj çdo individ dhe kompani për tu ruajtur nga sulmet kibernetike :.

Page 3 (34s)

1. Mbaj aplikacionet dhe paisjet tua të përditësuara (updated) Kompanitë që krijojnë aplikacione apo paisje zakonisht ofrojnë përditësime të aplikacioneve të tyre për 3 arsye : Për të shtuar opsione të reja , Për të riparuar problemet e mundshme dhe Për të rritur sigurinë e aplikacioneve dhe paisjeve ku ato instalohen ..

Page 4 (53s)

2. Shmanguni nga hapja e Emailave të pa njohur (scam) Nëse një Email ju dukët i dyshimtë , mos e hap atë . Këta Email-a duken si shumë original e shpesh herë duke promovuar aktivitete bëmirëse ; Qëllimi është të instalojnë një program ose të vjedhin kredencialet personale tuaja ; Në disa raste ata kërkojnë donacione ose informacione për pagesat.

Page 5 (1m 39s)

3. Përdor faqe apo aplikacione të sigurta kur transferoni fajlla - dokumente Përdorni faqe të sigurta dhe të besueshme kur bëni shpërndarjen e fajllave – dokumenteve , faqe si TitanFile për të enkriptuar fajllat - dokumentet tuaj derisa janë duke u transferuar online, wetransfer për të dërguar fajllat me hapësira të mëdha , google drive apo onedrive për të ruajtur fajllat ….

Page 6 (2m 1s)

4. Përdor anti-virus në paisjen tuaj , mundësisht permium Për sa kohë që ju jeni i lidhur në internet, është e pamundur të keni mbrojtje të plotë dhe totale nga malwaret . Megjithatë , ju mund të zvogëloni ndjeshëm cenueshmërinë tuaj duke u siguruar që keni një antivirus të instaluar në kompjuterët – paisjet tuaja , mundësisht pako premium..

Page 7 (2m 20s)

5. Përdor një VPN për të privatizuar lidhjet në internet Për të pasur një qasje të sigurt dhe të privatizuar në rrjet , përdorni një Rrjet Privat Virtual (VPN). VPN do të kodojë lidhjen tuaj dhe do të mbrojë informacionin tuaj privat , madje edhe nga ofruesi juaj i shërbimit të internetit ..

Page 8 (2m 38s)

6. Kontrolloni linqet përpara se ti klikoni Linqet mund të maskohen lehtësisht si diçka që nuk janë për të ju joshur juve ti klikoni , kështu që është më mirë të kontrolloni dy herë përpara se të klikoni në një link. Në shumicën e shfletuesve - browsereve , ju mund të shihni URL- në e synuar duke vendosur pezull kurosrin mbi linkun . Gjithmonë sigurohuni se çfarë klikoni ngase keqdashësit përmes linqeve e ofertave joshese shpesh synojnë të vjedhin detajet e kyqjes apo të dhënat tuaja personale ..

Page 9 (3m 9s)

7. Kurr mos e neglizhoni sigurinë e fjalëkalimeve tuaja ! Keni shumë kujdes kur krijoni fjalëkalimet tuaja për rrjetet sociale , emailet apo llogaritë që krijoni online. Preferohet që të përdorini faqet - sherbimet si howsecureismypassword.net për të gjetur se sa të sigurt janë fjalëkalimet tuaja . Keni kujdes që mos të përdorni të njëjtët fjalëkalime për disa faqe ..

Page 10 (3m 34s)

8. Çdo here çaktivizojeni Bluethooth -in kur nuk u nevoitet ! Paisjet lehtësisht mund të hakohen përmes Bluetooth-it dhe më pas informacionet tuaja private që gjenden në paisje mund të u merren . Nëse nuk keni ndonjë arsye për të pasur bluetooth -in tuaj ndezur , ndaleni atë !.

Page 11 (3m 55s)

9. Enable 2-Factor Authentication! Shumë platforma tani ju lejojnë të aktivizoni kyqjen me 2 faktorë autentifikimi për t'i mbajtur llogaritë tuaja më të sigurta . Është një shtesë tjetër mbrojtjeje , përveç fjalëkalimit , që ndihmon në verifikimin se jeni ju në të vërtetë ju ai që po hyni në llogarinë tuaj dhe jo dikush që është i paautorizuar ..

Page 12 (4m 20s)

10. Mos ruaj informacionet e rëndësishme në hapësira online të pa sigurta ! Kur ju uplodoni - ruani informacionet e juaja të rëndësishme në platformat online, ju duhet të sigurohuni që ato informacione po ruhën në platforma të sigurta që ofrojnë shërbimet e ruajtjës online, e jo në platfoma të pa njohura , ngase informacionet - dokuementet tuaja digjitale mund të jenë në rrezik gjithnjë nga keqpërdoruesit e internetit që janë të shumtë ..

Page 13 (4m 41s)

11. Gjithnjë skano paisjet e jashtme për ruajtje si USB- të apo HDD/SSD për virus të mundshëm ! Pajisjet e jashtme për ruajtje janë po aq të prirura për tu infektuar me malware sa edhe pajisjet e brendshme të ruajtjes . Nëse lidhni një pajisje të jashtme të infektuar me kompjuterin tuaj , malwaret - viruset mund të përhapen . Gjithmonë skanoni pajisjet e jashtme për malware përpara se t'i përdorni ato ..

Page 14 (5m 3s)

12. Shmangni përdorimin e rrjeteve publike të WiFi-ve ! Kur lidheni me një rrjet publik , po e ndani rrjetin me të gjithë ata që janë gjithashtu të lidhur . Çdo informacion që dërgoni ose merrni në rrjet është i cenueshëm . Qëndroni larg rrjeteve publike ose përdorni një VPN kur jeni të lidhur me një të tillë ..

Page 15 (5m 28s)

13. Gjithmonë ruaj kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme Të dhëna të rëndësishme mund të humbasin si rezultat i një defekti të sigurisë së paisjes suaj . Për t’i pasur ato të dhëna të sigurta edhe nëse shkatërrohen apo humbin , ne duhet të sigurohemi që ato të dhëna t’i ruajmë edhe në ndonjë vend tjetër , qoftë paisje tjetër ruajtëse të jashtme , qoftë online apo në ndonjë PC..

Page 16 (5m 49s)

14. Siguro faqet tua në rrjetët sociale Mediat sociale sot përdorën më të madhe nga gazetarët . Por me rritjen e përdorimit vijnë edhe rreziqe të mëdha për ta dhe punën që ata bëjnë . Siguria e shumë gazetarëve të pavarur është rrezikuar për shkak të informacionit dhe imazheve që ata kanë postuar në mediat sociale , kështu që është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për rreziqet dhe të adoptoni praktikat më të mira ..

Page 17 (6m 28s)

15. Siguro komunikimet Përdorni emaila të koduar kur dërgoni përmbajtje të ndjeshme Aplikacionet e mesazheve të koduara dhe thirrjet në internet Shmangni përdorimin e telefonatave të drejtpërdrejta dhe mesazheve me tekst për përmbajtje delikate.

Page 18 (6m 41s)

“ Ne të gjithë frikësohemi vetëm nga ajo të cilën nuk e kuptojmë ! ” - Scribbler Andrea –.

Page 19 (7m 23s)

RAPORTO KRIMET KIBERNETIKE. Nëse keni qenë viktimë e ndonjë sulmi në internet, këtë mund ta raportoni në Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar - Sektorin për Hetime të Krimeve Kibernetike që është përgjegjëse për trajtimin e krimeve të tilla . R aportimin mund ta bëni drejtëpërdrejtë në linkun : https://www.kosovopolice.com/sherbimet/raporto-krimin-kibernetik/ Ose në numrat e telefonit : 192 / 080019999 ose 038/550-999 info@kosovopolice.com.

Page 20 (7m 52s)

Shpresojmë që ky informacion të ketë qenë i dobishëm . Shënim : Ju mund të gjeni informaciont bazike për sigurinë digjitale dhe kibernetike në websajtin tonë : www.safejournalism-ks.net Ju falemindeirt !.