3 DHJETORI –DITA E PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE.
Nëse përmendim fjalën "Aftësi të Kufizuar "gjëja e parë që mund të vijë në mëndje mund të jetë një karrige me rrota.Po sigurisht disa njerëz përdorin karrige me rrota..
Por a e di që jo gjithmon mund të tregosh që një person është me aftësi të kufizuar vetëm duke e parë atë?.
Aftësia e kufizuar mund të vij në një shumëllojshëri formash,dukshmërish dhe gëndjesh . Këto mund të ndikojn në mënyrën se si një person lëviz, si një person mendon ose se si një person percepton botën nëpërmjet shqisave të tij..
Ku i dihet mbase në shkollën tënde ose në komunitetin tënd mund të ket fëmijë me aftësi ndryshe (të kufizuar).Mund të jetë tunduese që ta shohësh me habi ose ti bësh disa pyetje. Të bësh pyetje nuk ka as një gjë të keqe .Por vetëm mundohuni që pyetjet të jenë në një mënyrë sa më respektuese në mënyrë që këto persona të mos lëndohen..
Nëse je një person me aftësi ndyshe duhet të dini që keni mbështetje dhe njerëz që të kuptojnë. Edhe pse dy persona nuk mund të kenë të njëjtën eksperiencë me paaftësinë .Mund të vijë në ndihmë nëse flisni me dikë që të kupton dhe e di se çfarë do të thotë të jetosh me paaftësi..
Gjithashtu psikologu i shkollës , punonjësi social,mësuesit dhe nxënësit mund të të ndihmojn të lësh pas disa nga shqetsimet, mendimet, ndjenjat duke tu gjendur gjithmonë pranë..