Këshilli i Lartë Prokurorisë

1 of
Published on Video
Go to video
Download PDF version
Download PDF version
Embed video
Share video
Ask about this video

Page 1 (0s)

Këshilli i Lartë Prokurorisë. BULETIN INFORMATIV, DHJETOR ‘21 – JANAR ‘22.

Page 2 (7s)

Rreth Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijohet nga neni 149 i Kushtetutës . Detyrat dhe mënyra e funksionimit të KLP detajohen nga nenet 149/a/b/c dhe ç të Kushtetutës , nga Ligji nr.115/2016, datë 03.11.2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë ” dhe nga ligji nr . 97/2016, datë 06.10.2016 “ Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ” Baza Ligjore •Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë •Ligji nr. 115/2016, datë 03.11.2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” •Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar •Ligji nr.97/2016, “ Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë • Ligji nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Page 3 (44s)

Përbërja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organ kolegjial, i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorisë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë jo - prokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile..

Page 4 (1m 13s)

VEPRIMTARIA E KLP-së DHJETOR 2021 – JANAR 2022. KOMISIONET.

Page 5 (1m 34s)

LAJME DHE AKTIVITETE DHJETOR - JANAR. KLP në ceremoninë e përfundimit të programit EURALIUS Z. Ibrahimi në hedhjen e shortit për anëtarët e KED- së KLP plotëson SPAK me 2 prokurorë të rinj Gjatë mbledhjes plenare të zhvilluar më datë 13 dhjetor 2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vazhduar plotësimin e strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me 2 prokurorë të rinj . Pas proçesit të pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve , Këshilli vendosi emërimin e prokurorëve , përkatësisht z. Elvin Gokaj dhe z. Alfred Shehu, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë . Në përmbushje të detyrimit ligjor , Këshill i Lartë i Prokurorisë ka publikuar në fillim të muajit dhjetor listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi . Shorti i mbajtur në ambientet e Presidencës së Republikës së Shqipërisë , është ndjekur me interes nga përfaqësues të sistemit të prokurorisë dhe atij gjyqësor . KLP është përfaqësuar nga kreu i këtij institucioni , z. Gent Ibrahimi . Më 02.12.2021, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë , z. Gent Ibrahimi , i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit , ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit EURALIUS në Shqipëri . Projekti i ka ofruar Këshillit asistencë tekniko-ligjore të vazhdueshme në hartimin e akteve nënligjore , rregulloreve si dhe gjatë proceseve të rëndësishme , si zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm , ngritja e SPAK- ut , zgjedhja e drejtuesve të SPAK- ut dhe BKH- së . Me këtë rast, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh vlerësimin e tij si organ kolegjial, duke falënderuar të gjithë ekspertët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të pakufizuar në zbatimin e reformës në drejtësi..

Page 6 (2m 36s)

LAJME DHE AKTIVITETE DHJETOR - JANAR. . abstract.

Page 7 (2m 47s)

Lidhuni me KLP. Rruga “Ana Komnena ”, Godina “ Poli i Drejtësisë ”, Tiranë , Shqipëri.