Synimi i shkollës. TË AFTË PËR JETËN.
Atraksionet Turistike Në Shqipëri-Shkodra. Punoi: Klasa 11-I.
Rajoni perëndimor i Shqipërisë është e pasur me një larmishmëri të madhe të relievit dhe klimës gjë që bën të mundur gjendjen e shumë atraksioneve turistike në këtë zonë. Ne kemi selektuar 1 prej tyre : Shkodrën dhe për të cilën do të flasim detajisht..
SHKODRA.
Pak histori.... Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e mbretërisë së parë të Ardianëve . Mbretëresha Teuta dhe mbretërit Agron e Gent janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe. Scodra ishte më e mirëmbrojtura ( arx munitissima ) dhe më e vështira për t'u pushtuar ( difficilis aditu ) nga të tëra fortifikatat e fisit labeat. Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale ( munitum situ naturali oppidum ), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat ( portarumque turres ). [2] Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën. Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit Dioklecian , Shkodra u bë qendra e Prevalit (lat. Prevaelis ). Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë ..
Pas gjysmës së parë të shekullit të 7të pjesa më jugore e pjesëve detare të Principatës Serbe, në Diokle, përfshinte edhe krahinën e Shkodrës. Qyteti qe pjesë e formacioneve shtetërore serbe, bullgare e zetase - pjesërisht edhe atyre bizantine - deri me rënien e Perandorisë Serbe në shek. XIV. Më pas u zotërua nga Balshajt .Deri në muajin prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit mes Perandorisë Osmane dhe Aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t'ia dorëzojë qytetin Fuqive të mëdha. Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste..
#2. ÇFARË MUND TË VIZITOJMË NË SHKODËR?. abstract.
Arti dhe kultura.
Shkodra është djepi I kultures shqiptare,qyteti i bicikletave,i humorit dhe qejfi.Një qytet nga i cili burojnë vlera e tradita, kultura mijëra vjecare. Një qytet që mirëpret këdo qe e viziton dhe i ofron pamje magjepsëse,argëtim dhe clodhje. Shkodra është një qytet që shtrihet në veri-perëndim të Shqipërisë. Këtij qyteti të mrekullueshëm I takojnë 13 maja në Alpe që I kapërcejnë 2000 m lartësi si : Jezerca, Papluka, Mali I Vilës , Radohima etj.Natyra është treguar shumë bujare me qytetin e Shkodrës dhe I ka falur hapësira të mrekullueshme si lugina e e Shalës, lugina e Kirit , e Përroit të Thatë etj. Burimet e pasura hidrografike nuk mungojnë ku mund të përmendim Drinin, Bunën, Kirin , Shalën , Liqenin e Shkodrës.
Kështjella e Rozafës. Një ndër krenaritë e qytetit është dhe Kalaja e Shkodrës , një kala e mirënjohur që shtrihet madhërishëm në qytetin e Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve”. Edhe sot e kësaj dite është një nga vendet më të vizituara nga turistët për shkak të bukurisë e madhështisë së saj që shihet sapo hyn në qytetin e Shkodrës.Gjithashtu edhe misteri që e rrethon ndërtimin e ksaj kështjelle sipas lengjendës është një arsye pse është kaq e vizituar jo vetëm nga turistë vendas por edhe të huaj..
Fototeka kombëtare “Marubi”. Është krijuar më 1970 pas dhurimit që i bëri Gege Marubi arkivit së tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë, shtetit. Në këtë arkiv gjenden negativë nga të gjitha formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959. Ky, është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit. të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashallarë, vezirë, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezë, austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqipëtarësh të rëndësishm si Luigj Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica e shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Një vend me vlera të mësha kulturore për të gjithë Shqipërinë e një vend që ia vlen të vizitohet..
Orkestra frymore. Nuk ka asnjë qytet tjetër jo vetëm në Shqipëri dhe trevat shqiptare, por as në rajonin e ballkanit jug-perendimor që të ketë kultivuar dhe trashëguar në mënyrë kaq të fuqishme dhe qytetare, aftësinë e bandave dhe orkestrave frymore, por dhe orkestrave në përgjithësi. Shkodra, është një nga kryeqëndrat muzikore në trashëgiminë kulturore, e cila rrezaton edhe sot, një madhështi të kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme. Krahas orkestrinave popullore u zhvilluan edhe formacionet e mëdha, orkestra sinfonike e filarmonia e qytetit, që sollën në skenat shqiptare me profesionalizëm muzikën e lehtë dhe atë klasike, nga repertori i kompozitorëve vendës dhe nga fondi i muzikës botërore. Në fillim të shekullit XX Shkodra kishte 26 piano. Madje koncerti i parë sinfonik, ka qenë “Sinfonia e pambaruar” e Shubertit. Pikërisht në Shkodër, më 1958, u vu në skenë opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenkë Jakova.Muzika shkodrane është një nga më të njohurat e më të dashurat në të gjithë Shqipërinë ..
TURIZMI LIQENOR E DETAR.
LIQENI I SHKODRËS. Fshati turistik Shirokë shtrihet buzë Liqenit të Shkodrës, poshtë malit të Taraboshit, vetëm 7 km larg qytetit. Ky fshat i vjetër përmendet në burimet e shkruara qysh në shekullin XV. Ka kushte të shkëlqyera klimaterike dhe është qendër pushimi. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, filtrohet në ujërat e liqenit dhe vjen i shëndetshëm këtu, rrëzë malit të Taraboshit. Pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të veçanta që të ofron një fundjavë për të qënë pranë saj. Një fundjavë, që përveç klimës dhe ajrit të pastër ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone. Pjeset më të frekuentuara janë ato të “rrasave”, siç i quajnë prej vitesh shkodranët, në të majtë të qendrës së Shirokës, ndërkohë që pushues të shumtë ka pasur edhe në segmente të tjera. Është shumë e rekomanduar sidomos nga vendasit që udha drejt Shirokës të bëhet me bicikletë.Në fund të fundit Shkodra njihet si qyteti i bicikletave.Në këtë mënyrë mund të shijohet edhe peisazhi I bukur që ofrohet nga liqeni I Shkodrës. Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, ç’ka i jep mundësi komunitetit të shkojnë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike, siç mund të ndodhë me plazhet e tjera larg qytetit..
Velipoja. Në jugperendim të qytetit të Shkodrës, 30 km larg, shtrihet plazhi i bukur i Velipojës, me gjatësi 14 km e me gjërësi rreth 300 m, që krijon mundësi të shumta për shfrytëzimin turistik. Ky bregdet është një perlë e natyrës shqiptare, ku gërshetohen aq harmonishëm deti, lumi, plazhi, pylli, laguna e mali, me një rërë të pasur e të pashfrytëzuar, ujë të kulluar, me një rezervat gjuetie. Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër dhe me rërë të imët, por jo vetëm kaq, ajo është e pasur me vlera unike natyrore, në të cilat dallohen : Ranishtja e madhe me gjatësi 14 km dhe gjerësi 50-200 m me rërë të imët dhe të pastër, e cila quhet nga banorët “râna e dermanit” për vetitë e saja kuruese.Vitet e fundit Velipoja është zhvilluar jashtëmase shumë në krahasim me më përpara. Turistët kanë një hapsirë zgjedhjesh përsa I përket restoranteve,plazheve e bareve të ndryshme.Për ta bërë sa më të kënaqshëm qëndrimin e turistëvë janë hapur edhe nje shumllojshmëri hotelesh të cilat varjojnë e ka dicka për të gjithë..
TURIZMI MALOR.
RAZMA. Rruga e rikonstruktuar, edhe pse e ngushte, ben te mundur qe ne Razme te shkohet lehtesisht edhe me makina te vogla.Ne Razme ka hotele, si dhe shtepi private qe nuk jane ne sherbim te pushuesve, por u perkasin familjeve nga Shkodra qe shkojne e pushojne atje. Ndertimi i shtepive ne Razem nga shkodranet ka nisur qe ne vitet ’20 te shekullit te kaluar. Ajo eshte nje nga vendet me te bukura dhe me klimen me te shendetshme te Alpeve. Ne mes te pishave, lendinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa te tipit alpin. Vizitoret e shumte argetohen me ekskursione alpinistike, ndeshje sportive, gjueti etj..